Kryeministri Edi Rama ka bërë sot një njoftim jo të zakontë në Facebook.
“AMARCORD Të dashur miq, ky i sotmi është edicioni i fundit i rubrikës Amarcord! Sepse sapo ka përfunduar përgatitja për krijimin e qeverisë teknike dhe kjo rubrikë do të mbyllet, bashkë me këtë faqe! Lamtumirë!!!….”
Kështu shkruan kryeministri Edi Rama në faqen e tij në FB. Por gjithçka është humor, me rastin e 1 prillit.
“Sot, gjithkush mund të thurrë një rrenë, me lezet për të tromaksur një çast miqtë me hilaritet? Helbete, dita e rrenave është dhe nuk bëhet qameti! Po sa për rrenat e çdo dite tjetër, mos e çani kokën. Nuk ka çadër që i’a fsheh mërzinë dhe i’a mbron rrenës statujën, prej diellit të së vërtetës? Siç e thotë Konica diku, ngaqë statuja nuk ish as mermeri as bronxi, po prej hallve, ngjau një gjë e mërzitur. Dhe hallva nisi të shkrijë nën rrezet e diellit?”, shkruan më poshtë Rama, duke sqaruar shakanë e tij.
Diskutime rreth kësaj post