Të hënën kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Mal të Zi ku pritet të takohet me homologun e tij malazez, Dushko Markoviç.
Ata do të takohen në Podgoricë, ndërsa në delegacion me kryeministrin Rama do të jetë edhe ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe deputeti Paulin Stërkaj.
Kryeministrat Rama dhe Markoviç do të zhvillojnë një takim kokë më kokë dhe në të njëjtën kohë takim do të zhvillojnë edhe ministrat e Punëve të Jashtme.
Në përfundim, është parashikuar një konferencë për shtyp e dy kryeministrave Markoviç dhe Rama.
Diskutime rreth kësaj post