Kryeministri Edi Rama është takuar në Bruksel me Komisionerin për Zgjerimin Johannes Hahn.
Ky takim vjen më pak se një muaj nga Raporti i Komisioni Europian të 17 prillit, ku siç njofton në mediat sociale, “presim rekomandimin për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE”.
Kryeministri Rama e ka konsideruar “një takim shumë pozitiv, ku u bë bilanci i progresit të qëndrueshëm në adresimin e prioriteteve kyçe të integrimit dhe u theksua ecuria e procesit të Vetingut – që këtë javë hyn në fazën vendimtare të zbatimit, me fillimin e dëgjesave publike të gjykatësve e prokurorëve të nivelit të lartë përpara komisionit të shkallës së parë”.
Diskutime rreth kësaj post