Në daljen për mediat ditën e djeshme, Kryeministri, Edi Rama, teksa nxori tabelën me çmimet e energjisë, tha se shqiptarët nuk paguajnë çmimin e vërtetë të energjisë, pasi sipas tij çmimi që na vjen në faturë nuk është ai real, por i kontrolluar nga shteti.
“Por sigurisht, por çmimi që na vjen në faturë nuk është ai real, por i kontrolluar nga shteti. Le të shohim pak se çfarë thotë tabela. Në kohën kur gjysma vidhte gjysmën tjetër dhe gropa e borxhit kthehej në h*umnerë, konsumatori shqiptar ishte ndarë në dy fasha, fasha e sipërme, familjet me të ardhura mesatare e të larta kishin çmimin 13.5 lekë, ndërsa ata të tjerët, me të ardhura të ulëta, kilovati ishte 7.7 lekë. Me reformën tonë të energjisë u ul në 9.5 lekë që në vitin 2015 dhe nuk është prekur me që atëherë. Ky është një çmim që është mbajtur pa lëvizur. Fasha u hoq sepse ishte një kënetë ab*uzimesh. Fabrika, kurora e vila me shtatë zinxhirë paguanin sikur të ishin një familje e varfër. Ne krijuam një mburojë për ata që paguanin 7.7 dhe që nga viti 2015 ata marrin subvencionimin. Shikoni dhe shumë totale të paguar drejtpërdrejt diferencën. Kjo është totalja. Por kjo qeveri nuk është mjaftuar me kaq. Përsëri me shifra dhe jo me llafe”, është shprehur Rama.
Diskutime rreth kësaj post