Ligji për strehimin social, i detyron ndërtusit që të japin rreth 3% të sipërfaqes që ndërtohet për banesat sociale.
Gjatë diskutimit në opinion rreth temës sesi të ndihmohen fëmijët në nevojë, kryeministri Edi Rama ka kërkuar që biznesi i ndërtimit në vendin tonë të mos ankohet për ligjin e propozuar nga qeveria
Përballë kryeministrit është biznesmeni Samir Mane, i cili ka kundërshtuar kryeministrin.
Mane tha se biznesi e shpërndan vetë 3% te të pastrehët duke e menaxhuar më mirë se sa t’ia lë në dorë shtetit.
Pjesë nga debati:
Edi Rama: Për atë ligjin e fundit që ne kaluam, që 3% e sipërfaqes së ndërtimit të kalojë për qëllime sociale, dhe ja kan bërë nderin më të madh edhe Arbrit, se mund të përfshihet jo vetëm në ndërtimin e shtëpive por edhe të identifikimit të rasteve. I kërkoj sipërmarrësve të mos ankohen.
Blendi Fevziu: Nuk është dakort Mane..
Samir Mane: Nuk jam dakort se atë tre për qindshin e japim vetë dhe e menaxhojmë më mirë se shteti.
Edi Rama: Jo jo atë që jepni nga shpirti juve, pastori do t’ua japi me letër reference kur të shkoni atje te Shën Pjetri.
Diskutime rreth kësaj post