Kryeministri Edi Rama po mban sot një takim elektoral me gratë dhe vajzat në Tiranë. Mirëpo gjatë takimit Rama u përball me thirrjen ‘Rama ik’, një zë që erdhi nga mesi i pjesëmarrësve.
Kryeministri Rama e komentoi këtë thirrje, ku u shpreh se ata thonë Rama ik, por në fund ikin vetë.
Dikush nga turma e njerëzve: Rama Ik!
Edi Rama: Ja te doli. Po e prisja. Nuk ka se si të mos dalë, është koncepti për 1940, nuk ka se si mund të dali.
Partia Demokratike sot, ka më shumë makina dhe burime në dispozicion po është ajo makina e atij agai të rënë nga vakti që me çdo kusht donte të prishte koncertin dhe që i dukej pianoja si gogol. E bukura e këtyre që thonë Rama ik është se thonë Rama ik, po ikin vetë ata.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post