Kryeministri Edi Rama ka folur për gazetën kryesore italiane “Corriere della Sera”, ku ka thënë prerë se “nuk ka zgjedhje të parakohshme dhe nuk jap dorëheqje si kryeministër”. Më tej ai ka shtuar se opozita mbetet më e dobët se në vitin 2017, duke nënkuptuar se nëse do të kishte zgjedhje PS-ja merr 80 mandate deputeti. Por kur opozita insiston se “duam qeveri tranzitore dhe për zgjedhje të parakohshme”, dhe Edi Rama ka të sigurtë fitoren, pse nuk e çon vendin në zgjedhje?
Edhe shfryn kazani popullor dhe vendi nuk shkon në krizë e përplasje. Por duket se kryeministri ka frikën e fitores, ndaj nuk pranon zgjedhje.
Diskutime rreth kësaj post