Kryeministri Edi Rama ka bërë një parlajmërim se do të ngrijë marrëdhënet me Serbinë, nëse nuk lirohen policët e Kosovës.
Rama me anë të një postimi në twitter thotë se nëse nuk lirohen policët e Kosovës të arrestuar nga Serbia, kjo javë mund të rikthejë akullin me Serbinë.
Kreu i qeverisë thotë se nëse de-eskalimi nuk ndodh, e humbura e madhe do të jetë Kosova. Ai madje i bën thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti duke thënë: “Albin dil nga guacka e vetizolimit dhe mos e humb Veriun duke parë kudo armiq e tradhëtarë! Koha është tani dhe po fluturon!”.
Postimi i plotë i Edi Ramës:
‘Sa më shumë mbahen në Serbi këta tre burra që edhe sikur ta kenë shkelur vijën e kufirit s’kanë kryer asnjë krim, aq më pak do jetë e mundur që marrëdhëniet tona bilaterale të mos bëjnë shumë hapa mbrapa! Kjo do jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse ata nuk lirohen!
Nga ana tjetër nëse de-eskalimi nuk ndodh e humbura e madhe do të jetë Kosova – sepse Serbia mbase nuk jeton dot pa u ri-izoluar! Druaj shumë se sa më shumë Albini këmbëngul në të tijën kundër aleatëve, aq më shumë situata mund të agravohet, duke rikthyer KFORin në krye të punës!
E atëherë lamtumirë për kushedi sa kohë edhe kontrollit formal të shtetit mbi krejt territorin dhe ta gëzojmë një Republikë të KFORit në Veriun e Kosovës! Albin dil nga guacka e vetizolimit dhe mos e humb Veriun duke parë kudo armiq e tradhëtarë! Koha është tani dhe po fluturon!
Kujtojmë që tre policië të Kosovës janë rrëmbyer nga forcat serbe në veri, 5 ditë më parë. Kosova pretendon se ata ishin brenda kufirit, ndërsa Serbia hedh akuza se ata kishin hyrë në Serbi të armatosur.
Edhe pse tensionet mes dy shteteve janë të larta, Kosova dhe Serbia nuk pranon të bisedojë. Kujtojmë që zyrtarët e BE kanë thirrue në takim në Bruksel Kurtin dhe Aleksandër Vuçiç, por si duket taksimi mes palëve nuk do të zhvillohet. Vuçiç më herët tha se nuk do të jetë pjesë e këtij takimi, ndërsa dje Kurti nuk dha një përgjigje për pjesmarrjen duke thënë se do ta jepte gjatë javës.”-tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post