Kryeministri Edi Rama, i sapokthyer nga Samitit i Sofjes, nuk u duk shumë optimist për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, në qershor 2018. Ai ripërsëriti shprehjen e tij, para mediave, se u kthye më optimist se sa kur u nis, por gjithësesi, fjalori i tij i lodhur dhe pa batutat e gëzimit u vu re nga reporterët që i drejtuan një seri pyetjesh lidhur me rastin ‘Xhafaj”.
Kryeministri Rama, i bezdisur nga pyetjet e gazetarëve, deklaroi se fajin për mos-hapjen e mundshme të negociatave, e ka më së pari opozita shqiptare. Sipas tij, opozita po tregohet shumë armiqësore me qeverinë, duke hedhur baltë mbi imazhin e vendit në arenën ndërkombëtare.
Nga ana tjetër, negociatatat mund të mos hapen në qershor, la të kuptojë kryeministri, për shkak të rritjes së skeptikëve në vendet e Bashkimit Europian, të cilët nuk preferojnë zgjerimin e mëtejshëm.
Por, përtej këtyre deklaratave klishe, Rama nuk pranoi faktin se, më shumë se sa balta opozitare, në fakt imazhi i Shqipërisë po dëmtohet nga të dhënat që ministrat e tij të brendshëm janë përfshirë drejtëpërdrejtë apo në mënyrë indirekte në trafikun e lëndëve narkotike.
Gjithashtu, Rama nuk pranoi të thoshte se shumë vende europiane që janë skeptike për ecjen përpara të Shqipërisë e lidhin qëndrimin e tyre pikërisht me dështimet e njëpasnjëshme dhe me mungesën e garancive nga qeveria shqiptare për forcimin e shtetit ligjor në Shqipëri.
Diskutime rreth kësaj post