Ilir Meta, kryetari i Komitetit Ogranizativ të Partisë së Lirisë, ka dalë këtë të mërkurë në një konferencë për mediat dhe ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama. Ai e ka quajtur atë një vjedhës të pamëshirshëm që drejton vendin.
“Ai fundin e ka të qartë ne do të ecim me ritëm shumë më të shpejtë për korrupsionin. Edi Rama në vend të parë të dyte e të tretë. Një vjedhës i pamëshirshëm. Nuk vjedh vetëm me të gjallët, por ka shkelur edhe kodet kanunore të këtij vendi. Ai nuk vjedh i vetëm. Ai vjedh bashkë me enturazhin e tij që nuk ka lidhje me socialistët janë marrë peng, që më vjen keq për ta”, tha Meta.
Më tej, ai prezantoi dhe planin me tre pika ku do të fokusohen grupet e punës për të marrë pushtetin.
“Nga sot ju bëj të ditur që do punojmë në tre drejtime. 1. Revolucioni antikorrupsion, 2. Organizimi i Partisë së Lirisë duke u hapur dhe 3. qeverisja e vendit, përgatitja. Dy të parat do të jenë detyrat tona kryesore. Përgatitja për qeverisje do jetë detyra ime kryesore. E para është revolucioni antikorrupsion. Ky është revolucioni për rivendosjen e lirisë dhe ndëshkimit”, shtoi ai.
Diskutime rreth kësaj post