Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së Donald Trump.
“Populli amerikan beri sot zgjedhjen e tij. Nje mike e madhe e Shqiperise, Kosoves dhe gjithe shqiptareve, Hillary Clinton, nuk i’a doli dot te behet presidentja e pare grua ne historine e Shteteve te Bashkuara.
Kundershtari i saj, Donald Trump, u zgjodh presidenti i dyzetepeste i SHBA, duke e bindur sovranin te votoje alternativen e tij, pas nje debati te pazakonshem brenda e jashte Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
Duke i uruar presidentit Trump fitoren dhe te gjithe suksesin qe amerikanet dhe miqte e partneret e SHBA, i urojne atij vendi te madh, kam bindjen se marredhenia jone strategjike me Shtetet e Bashkuara, do te vijoje te forcohet ne funksion te vlerave e te interesave te perbashketa, te cilat e bejne Shqiperine nje mik e aleat te çmuar te popullit e te qeverise amerikane”, shkruan Rama.
Diskutime rreth kësaj post