Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka shpërndarë në rrjetet sociale videon e mbajtjes dje të mbledhjes ‘live’ të Komitetit të Ekspertëve, të cilën e drejtonte kryeministri Rama.
Vasili shprehet se Edi Rama ka marrë në të rolin e epidemiologut popullor, kurse shton se ai gabon rëndë me termat që përdor.
Postimi i Petrit Vasilit:
“Ja cfare ngjet kur drejton Epidemiologu Popullor Edi Rama komitetin e eksperteve te COVID-19….!(VIDEO).
Dje Edi Rama drejtoi ne menyre te paligjshme mbledhjen e Komitetit te Eksperteve.
Se sa kupton ai nga Epidemiologjia,por dhe nga nocionet minimalisht shkencore kjo dihet….!
Nje nga specialistet pohoi dje se berja e vaksines u siguron qytetareve Imunitet Pasiv.
Ky eshte nje pohim i gabuar, pasi Vaksinat sigurojne vetem Imunitet Aktiv.
Imuniteti Aktiv eshte nje mbrojtje shume e gjate ne kohe ne disa raste edhe per te gjithe jeten.
Ndersa Imuniteti Pasiv eshte nje mbrojtje shume e shkurter ne kohe dhe jo e perhershme.
Natyrshem specialisti mund te kete bere ndoshta nje lapsus,por askush nuk e korigjoi dhe opinioni publik mori nje informacion te gabuar.
Ne se Komiteti i Eksperteve do te funksiononte sipas ligjit do te kishte debate dhe natyrshem edhe korigjime eventuale mes kolegesh.
Po kur drejton Epidemiologu Popullor Edi Rama mbledhjet e eksperteve gjithshka mund te thuhet….sepse ne fund te fundit dihet qe ai nuk kupton asgje!” – ka shkruar Vasili.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post