Në rubrikën e përditshme AMARCORD, Kryeministri Edi Rama ka vendosur që të kujtojë veprat e regjizorit të mirnjohur shqiptare Bujar Lako që u nda nga jeta ditën e sotme pas një ataku kardiak.
Rama shkruan se asnjë nuk do të kishte një regjizor të madh që s’do ta kishte dashur Bujar Lakon në fazën e lulëzimit mbresëlënës të talentit të tij kinematografik.
Aktori i njohur Bujar Lako u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 68-vjeçare.
Statusi i Edi Ramës.
Nuk besoj se do të kishte një regjizor të madh që s’do ta kishte dashur Bujar Lakon në fazën e lulëzimit mbresëlënës të talentit të tij kinematografik.
Aktori që luajti një mori personazhesh dhe, midis tyre, figura të shquara e të dashura të historisë sonë, rridhte nga një familje e rrënjosur fort në atdhedashuri dhe humanizëm. Prej nënës së tij, ai i përkiste njërit prej degëzimeve më fisnike të Frashërllinjve, derës së Sulejmanbellinjve.
U prehsh në paqe i shtrenjti Bujo, ylli yt në qiellin e kinemasë do të ndrisë përgjithnjë për të dëshmuar pavdekësinë e artit tënd!
Diskutime rreth kësaj post