Kryeministri i vendit Edi Rama, e ka nisur mëngjesin e sotëm, duke publikuar pamje nga zona e mbrojtur e Syrit të Kaltër, ku në një postim në rrjetin social “Facebook”, kreu i qeverisë thotë se infrastruktura e re e ndërtuar atje ka ndryshuar rrënjësisht rrugën turistike.
Po ashtu, Rama thekson se Syrit të Kaltër i është zgjeruar zona e mbrojtur me statusin e Parkut Natyror prej 290 hektarë.
Postimi:
“MIRËMËNGJES
dhe me infrastrukturën e re për këmbësorë e çiklistë që ka ndryshuar rrënjësisht rrugën turistike drejt Syrit të Kaltër, të cilit tashmë ia kemi zgjeruar zonën e mbrojtur, me statusin e Parkut Natyror prej 290 hektarë, ju uroj një fundjavë të mbarë”,-shkruan Rama.
Diskutime rreth kësaj post