Edhe Shqipëria ballafaqohet me numrin e madh të familjeve të varfëra.
Madje shumë qytetarë jetojnë në kushte skajshmërisht të rënda, thuajse pa kulm mbi kokë.
Një nga këto familje para një muaji e pati vizituar kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Rama pa nga afër kushtet e vështira dhe shtëpinë gjysmë të rrëzuar, që s’i plotësonte as kushtet më elementare për të jetuar, përcjellë Indeksonline.
Madje gjatë vizitës së tij një kravatë e të zotit të shtëpisë që e varur në mur, për të cilën kryeministri i tha që kur do të vinte t’i vizitonte në shtëpinë e re, do t’ia dhuronte të vetën.
Dhe Rama e mbajti premtimin. Këtë e tregon videoja e tij e postuar në orët e para të mengjesit në llogarinë e tij Facebook. Po me këtë lajm të mirë kryeministri e nis edhe ditën e kësaj të diele.
Video:
Diskutime rreth kësaj post