Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se beteja në gjykatë për njohjen e statutit të Partisë Demokratike është një përpjekje e kryeministrit Rama për të mbajtur peng vulën e PD-së.
Gjatë një interviste të dhënë për RTSH, Berisha tha se deputetët të cilët nuk njohin statutin e 11 dhjetorit kanë vendin e tyre në Partinë Demokratike dhe i ftoi ata që të bashkohen në betejën e radhës kundër Partisë Socialiste.
“Ata janë anëtarë të PD-së. Në rast se dëshirojnë të bashkohen në këtë fushatë ata kanë vendin e tyre. Nëse ata dëshirojnë të bëjnë fraksion, ata kanë vendin e tyre në statut. Ata nuk e njohin këtë statut se nuk e njeh Edi Rama. Gjykata e njohu këtë statut, por Edi Rama kërkon të mbajë peng logon”, tha Berisha.
Berisha vlerësoi gjithashtu maksimalisht primaret, të cilat sipas tij i japin fund kryetarokracisë dhe zgjedhin përfaqësuesit që do baza e forcës politike.
Ai tha gjithashtu se grupi i përfaqësuar prej tij ulet pa kushte në tryezën e bisedimeve për bashkimin e PD-së.
“Nuk kemi vendosur ndonjë kusht, ne kemi të bëjmë me Edi Ramën. Ky është statuti i Partisë Demokratike, nuk parashikon përjashtime dhe unë nuk jam Lulzim Basha. Problemi është që statuti nuk përjashton. Në këtë statut të votuar më 11 dhjetor, janë anëtar të Partisë Demokratike, përfshirë dhe Lulzim Bashën.
Me statut janë anëtarë dhe deputet të PD-së. Ata kërkuan bisedime dhe ne i ofruam bisedime. Ata bën një takim dhe kërkuan bisedime pa kushte dhe ne iu përgjigjëm. Kanë shprehur dëshirën që të bisedohet. Ka një njeri që bisedon me ta dhe Edi Paloka është zgjedhur si kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së. Unë po qartësoj se bisedimet po zhvillohen midis deputetëve të PD-së. Nuk ka më praktike të Lulzim Bashës. Në asgjë rast nuk heqim dorë nga statuti. Sikundër njohim si anëtarë dhe deputetë të PD-së ata.
Zbatimi i plotë i statutit është detyrimi im. E dyta ne i premtuam shqiptarëve ndryshimin dhe mendoj se primaret janë ndryshim epokal. Pas vendosjes së pluralizmit bëhet hapi i dytë i madh. Primaret vendosin pluralitetin brenda partisë, përmbsin praktitën e caktimit të të zgjedhurve, përmbysin kryetarokracin dhe ata që zgjidhen janë përfaqësues të qytetarëve dhe jo Sali Berishës”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post