Kryeministri Edi Rama është treguar dje i gatshëm të pranojë të gjitha kërkesat e studentëve. Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, Rama deklaroi se duhet të dialogohet në mënyrë që të përmbushet gjithçka. Ai u shpreh i gatshëm të përgjysmohen tarifat për të gjithë, ndërsa tregoi dhe kategoritë që do përfitojnë. Po ashtu deklaroi se menjëherë do të nisë puna për kartën e studentit.
-Rritja e buxhetit bëhet?
Bëhet me një afat të gjatë. Duhet diskutuar. Thelbi aty është tjetër. Është për të ulur tarifat. Përgjysmimi i tarifës, në parim jam dakord. Buxheti është një objektiv i pamundur për vendin tonë. Ajo që ne mund të negociojmë nuk është sa për qind të GDP zë arsimi, por sa zë në buxhet. Në përqindjen që zë arsimi në buxhet në jemi në nivelet më të larta në rajon. Përgjysmimi i tarifës kurrsesi në mënyrë të unifikuar. Nuk mund të ulet tarifa njësoj. Atyre të verbërve duhet tua paguajë shteti. Ata që vijnë nga familje me ndihmë ekonomike, në vitin e parë e paguan shteti. Nëse në vitin e dytë nuk marrin rezultate si duhet, futen në kategori tjetër. Këtu diskutojmë rritjen e buxhetit për arsimin. Rritja 5 për qind do disa vite. Unë jam gati të nisim me përgjysmim për të gjithë, por me shkallë. Ata që janë ekselentë të marrin mbështetje 100 për qind. Madje dhe ta zgjerojmë dhe spektrin e ekselencës. Ata që janë me ndihmë ekonomike mos paguajnë. Por ata që janë me 4-5 nuk mund ti trajtojmë njësoj. Por nëse jemi në start tua përgjysmojmë dhe atyre. Por nëse jemi me 4-5 atëherë ju nuk duheni. Më mirë bëni një shkollë profesionale. Këto janë gjëra që duhen diskutuar. Starti është po. Të gjithëve do u ulet tarifa.
-Ke lënë me mijëra 18 vjeçarë për shkak të kokëfortësisë…
Nuk janë me mijëra poshtë derës. Mua nuk më shqetësojnë as ata që janë aty, as ata të Monikës, apo ata që janë të Qorrit. Mua më shqetësojnë tërësia e kësaj mase njerëzish që duhen mbështetur.
-Duhet të kërkoni falje ?
Nuk kam asnjë arsye të kërkoj falje. Mjafton të shohim se ne e nisëm me ligjin për arsimin e lartë. Krijuam kushte për autonominë universitare. Në të gjithë atë listë kërkesash një pjesë e madhe nuk kanë lidhje me qeverinë.
-Pse i del për zot?
Janë kërkesa, që për shembull, transparenca dhe buxheti. Atë duhet të bëjë çdo universitet. Ajo është diçka që duhet ta bëjë universiteti autonom shqiptar. Përgjegjës janë Senati dhe Bordi i Administrimit. Në të gjitha vendet është i ndarë bordi sipas kontributeve. Bordi është për të monitoruar financimin.
-Ka rënë ligji i arsimit të lartë?
Ligji duhet ta zbatohet. Ai nuk është zbatuar si duhet. Sipas ligjit, në master është universiteti ai që duhet ti heqë tarifën atij djali. Universiteti nuk e ka bërë. Thelbi është këtu. Unë jam dakord me kërkesat. Por duhet ulur.
-Çfarë ndodhi që nga protestë e ngelësve u bë protestë progresiste?
E para e punës një herë unë nuk kam bërë një deklaratë për studentët ngelës. Unë kam bërë një koment. Kam folur për tarifën e mbetësve. Nuk i quajta mbetës protestuesit dhe nuk ndryshoj asgjë. Unë nuk e di se si mund të kërkoj fjalën për të bërë një diskutim qytetar. Unë dëgjoj çdo ditë që Tupja u procedua penalisht nga kazani juaj mediatik. Kazani i këtij (Robert Rakipllari). Asnjë protestues nuk është proceduar. U ngrit mbi bazë të një shpifje. Në mjedisin ku njeriu është i detyruar të përballet me gjithfarë lloj gjysmë të vërtetash. Gjysmë të vërtetat janë gënjeshtra më e madhe. Por kazani i Rakipallrit është tani. Ai ishte lajm i djeshëm dhe u mbushën portale e kanale me persekutimin e protestuesve. Është e pavërtetë. Nuk ka procedim penal. Ajo që nxorët ju është reagimi i policisë pasi doli që u procedua Tupja. Ministri i Brendshëm ka kërkuar nga drejtori i policisë nga një hetim administrativ se përse policia kur i është kërkuar të bëjë përgënjeshtrimin nuk e ka bërë. Nuk kam bërë asnjë deklaratë, por koment. I kam bërë një koment një personi me mbiemrin Dervishi. Kam folur për ata që janë ngelës. I kam thënë se nuk mund të jepen para për ngelësit. E dini ju se në Shqipëri taksohet puna 8.8 për qind, por në Gjermani taksohet 48 për qind. Ne nuk e tatojmë se rëndojmë njerëzit. Në të gjithë rajonin puna tatohet 10 për qind. Në Shqipëri e ulëm ne. Dhe 10 për qind fillon te rroga 1 .5 milionë. Thotë Marku skemi para, kur sistemi i mbrojtjes së Shqipërisë kushton 200 milionë, ndërsa universitetet 6 milionë për roje. Ju ruani studime të inteligjencës.
-Studentët kërkojnë përgjysmimin e tarifës vjetore. Meqenëse ka një përplasje mes qeverisë dhe bordit të universiteteve për këtë pikë, a mund të kemi një urë kalimtare që të kalojë kjo pikë dhe të ulemi për dialog?
Në cilën familje, në cilën shtëpi u thuhet prindërve unë kam këto kërkesa, ti do mi plotësosh dhe unë nuk pranoj të negocioj dhe të bisedoj. Në cilën qeveri demokratike qeveria i thotë popullit hajde ulemi bisedojmë dhe ata thonë ne nuk bisedojmë. Kjo nuk ka bërë vaki. Mua më duket si ëndërr kjo që të shikoj njerëz si ju që predikoni refuzimin e dialogut. Çfarë do të thotë s’kam besim? A do ta zgjidhësh me qeverinë? Si mundet dhe ka një ndarje të qartë mes tyre sepse ata janë aty të dërguar nga partitë politike sepse janë aty të furnizuar me batanije, me zjarre, me ushqime. Unë flas për mijëra e mijëra të tjerë që i kanë ngritur këto kërkesa. Problemi është shumë i thjeshtë. Unë them të ulemi dhe të dialogojmë. Nuk mund të thonë që kemi dialoguar me Berishën, kur dilje dhe protestoje dhe haje plumbin ballit.
-Po çfarë do të diskutosh? Kartën e studentit jepet o zoti Rama…
Këta flasin për tetë pika, me këto pika unë jam dakord t’i plotësoj kur të ulemi në tavolinë. Mos dëgjoni këta sepse këta kanë hallet e tyre dhe agjendat e tyre, ky zotëria ka hallin e PD, ai tjetri do partinë. Unë po ju shoh në sy, hajde diskutojmë. Nuk jeni të detyruar të biem dakord, por jeni të detyruar të ulemi të diskutojmë. Tani mund të dalë edhe Luli dhe të thotë që s’kam asnjë lidhje me PD, por kjo nuk ndodh.
-Kryeministri ka një teknikë që mendon se po intimidon njerëzit. Unë nuk kam frikë nga askush. Unë nuk jam halabak.
Çfarë do të thotë halabak? Ti duhet tu thuash që të ulen dhe të diskutojnë sepse janë studentë që janë në protestë, që mbështesin protestën, që thonë duam dialogun, por s’e bëjmë dot sepse na quajnë tradhtarë. Ja këta pedagogë jeni ju. Çfarë pedagogësh jeni ju. Unë po them, jam dakord me 8 kërkesat. Ti dhe shumë të tjerë nuk doni zgjidhje. Ju doni që protesta të mos mbarojë dhe e gjitha kjo të vazhdojë. Nëse ti shkon atje para Kryeministrisë dhe nuk gjen atje militantë të partisë… PD është kthyer në ilegalitet, aq sa Mark Marku tha unë nuk jam më aty.
-Ju sot thatë që protesta ju ka dhënë një shuplakë.
Kur flas për shuplakë jam shumë i sinqertë sepse për ata militantë një orë të jetës time nuk e harxhoj. Protesta e studentëve ka atë strukturën e profesor Qorit që e kam para dritares çdo mëngjes dhe e di përmendësh se çfarë kërkojnë sepse është marksist që nuk ka lexuar kurrë Marksin. Unë i di se cilët janë pedagogët. Si ti që rri nëpër studio dhe bën propaganda politike. Ajo që unë i lutem studentëve është që të mos i dëgjojnë këta që janë këtu, mos i dëgjoni këta që bëjnë propagandë. Ejani edhe flasim.
-Shkoni takojini atje.
Mos dëgjoni pedagogët si Mark Marku, mos dëgjoni analistët, mos dëgjoni ata që ju thonë mos dialogoni. Nuk do të firmosni, nuk do të bëjmë kulisa, unë jam me ju, vetëm do të dialogojmë. Protesta do të mbarojë një ditë dhe unë do të jem me ju për ta çuar para këtë vend.
-Je shumë i frikësuar nga protesta?
Unë jo nuk kam frikë, por jam kaq i frymëzuar dhe i furnizuar nga protesta. Ata le të bëjnë protesta sa të duan. Unë jam për protestën e studentëve që dolën aty për të drejtat e tyre. Atë e kam dëgjuar unë. Këta të tjerët janë establishmenti. Të bëj një propozim? Është më me interes të merremi me pikat e studentëve sesa me këto çështje.
-Studentët kanë mosbesim sepse keni 20 vite në politikë. Unë mendoj se kanë të drejtë të kenë mosbesim. Keni 20 vjet në politikë. Më thoni një ose dy momente kur keni dialoguar me njerëzit në nevojë dhe keni zgjidhur hallet e tyre?
Unë këta që bëjnë sikur i kanë dhënë kulturën Shqipërisë i kam tmerr. Shumica e atyre studentëve janë me mua. Kur them që janë me mua, kjo është shuplakë. Kjo është e para protestë masive. Unë nuk bërtita ik, ik, ik. Ata s’kanë ardhur fare për të më rrëzuar mua. Ata kanë ardhur për të drejtat e tyre. Unë them që tendenca e këtyre është t’i shtyjnë të më rrëzojnë mua. Ata s’kanë dalë në protestë të më tregojnë mua sesa më duan. Unë e ndjej atë sekëlldinë e tyre sepse shumica e tyre nuk janë kundër meje, por për të kërkuar atë që ne kemi detyrimin t’i bëjmë ndaj tyre.
-Po pse s’i keni bërë?
S’i kemi bërë sepse ju të gjithë, sepse jeni shumë… Unë jam me ta. Unë nuk jam kundër tyre. Unë ju them thjesht dhe kaq: Duhet të uleni që të jemi të qartë me njëri-tjetrin që të dimë se çfarë dhe si dhe kur do ta bëjmë.
-Ju thoni që jam me ta. Pyetja ime është: Për këto 5 vite që qeverisni, ju keni përgjegjësi për këtë derexhe? Për faktin që këto parti ngrihen dhe protestojnë masivisht, a shikoni në këtë protestë që janë bojkotuar auditorët e mësimeve, frustrimin e familjeve shqiptare dhe varfërinë e tyre? A shikoni aty problemet e shoqërisë shqiptare dhe varfërinë e tyre?
Sot nuk krahasohen universitetet me para 5 vjetëve. Ata ishin një han pa koka. Studentët zgjidheshin me mik dhe lek. Sot çdokush që hyn në universitet hyn përmes platformës elektronike. Para 5 vitesh nuk i shkonte njeriu në mendje të investonte për konviktet, ndërsa sot kanë filluar. Para 5 vitesh titujt shkencorë i jepte këshilltari i Saliut. Titujt shkencorë sot nuk i jep këshilltari i Saliut, por MASR. Para 5 vitesh nuk kishte autonomi, por sot ka. Thënë të gjitha këto, mua më duhet universiteti që meritojnë ata që kanë dalë në protestë. Nuk ka dalë populli asgjëkundi, nuk është populli që bllokon rrugët. Ka dalë PD dhe LSI me Monika Kryemadhin, doktoreshën e shkencave. Janë kryetarët e bashkive që dalin si fermerë, Xhelal Mziu, profesor Mziu ka titull shkencor, do t’ia kalojmë edhe atij në filtër, por këta janë profesionistë për protesta. Tenderi i përmendur për Unazën e Re është një tender i bazuar në ofertën e falsifikuar të një kompanie. Përpara disa viteve u arrit që me një tender me ofertën e falsifikuar u shit një nga asetet më të çmuara të Shqipërisë. Qeveria as mbajti sekuestron, as bëri asgjë. Ndërsa ne që në momentin që doli në media i jemi drejtuar ambasadës amerikane dhe i kërkuam të na informojë për këtë pjesë dhe të dimë se cilët janë ata që fshihen pas këtij operacioni me letra. Ne jo vetëm që kemi hartuar padinë penale për këtë ofertë, por kemi filluar procedurën për të sekuestruar 2 milionë eurot e garancisë të cilat do të shkojnë për familjet në nevojë që dëmtohen nga investimet publike. Të gjithë dokumentacionin e kemi çuar në prokurori. Tendera ku hyjnë kompani me firmë të falsifikuar ka në të gjithë botën. Ju e keni paralajmëruar disa herë fundin tim, por ajo që po them është që është akoma çështje drejtësie kjo punë. Janë formuar KLP dhe KLGJ, do të formohen edhe institucionet e hetimit të posaçëm dhe gjërat do të marrin rrugë në rrugën e drejtësisë për shumë gjëra, jo vetëm për këtë.
Diskutime rreth kësaj post