Kryeministri Edi Rama ka shuar heshtjen dhe i është përgjigjur të gjithë atyre që i përmendën deklaratat kundër presidentit të Ri të SHBA-ve, Donald Trump, ndonëse kishte dalë në një konferencë me ambasadoren e BE-së Romana Vlahutin, për të marrë një lajm të mirë, dorëzimin e progres-raportit të KE.
I pari i qeverisë e cilëson veten një pikë ujë në detin e gjithë deklaratave që janë bërë kundër Trump dhe thotë se është prekur nga to.
“Më lejoni t’ju them se jam shprehur kundër për Trumpin si kandidat se më kanë prekur si shqiptar, qytetar dhe kryeministër deklaratat e tij për Kosovën, myslimanët dhe emigrantët. Nuk jam i vetmi, jam një pikë ujë në detin e deklaratave kundër tij. Sot ai është zgjedhur nga populli sovran, dhe ka respektin tim si kryeministër i këtij vendi, për popullin, për presidentin ashtu si edhe në kuadër të miqësisë dhe aleancës strategjike me SHBA që nuk mund të vihen në dyshim”,- sqaroi Rama.
Përmes ironisë, Rama dha edhe një mesazh për gjithë politikanët kritikë. “Keqardhje për disa agallarë të politikës që janë kaq mendjelehtë sa duket sikur sot janë gati t’i ankohen Presidentit të SHBA për mua, por nuk funksionin kështu bota, SHBA dhe Shqipëria, jo më”,- shtoi kryeministri.
Diskutime rreth kësaj post