Në fjalën e tij në inaugurimin e kompanisë “Air Albania”, kryeministri Edi Rama zbuloi se avionët me stemën e flamurit shqiptar, do të mbajnë emrat e poetëve tanë të shquar.
Avioni i parë që u ul në Rinas pasditen e së premtes, sipas Ramës, është “Lasgushi”.
Ai theksoi se në fund të vitit të ardhshëm, kjo kompani do të ketë edhe një linjë direkte Tiranë-Nju Jork dhe ky avion do të mbajë emrin e “Imzot Nolit”.
“Nuk do të jemi vendi me vetëm një aeroport, por të kemi të paktën edhe 3 aeroporte të tjera, të Kukësit, të Vlorës dhe të Sarandës.
Shqiponjave tona do t’i vendosim emrat e poetëve tanë.
Ky pas meje është “Lasgushi”, pas një muaji tjetri do të jetë “Migjeni”.
Ambicia jonë është që deri në fund të vitit të ardhshëm të çojmë nga Tirana në Nju Jork “Imzot Nolin’”, u shpreh Rama.
Rama vlerësoi edhe aksionerin e “Air Albania’, “Turkish Airline”.
“Është një partner global që prej vitesh është lider dhe ka marrë edhe çmimin e kompanisë më cilësore në botë.
Emocion tejet i veçantë, qe sot mes miqsh, bashkëpunëtorë e pronarë vullnetmirë, përmbushim jo vetëm një zotim ndaj bashkëqytetarëve, por një ëndërr që dukej e pamundur, kompani ajrore të flamurtarit kuq e zi, “Air Albania”.
Një ëndërr që sot merr krahë për të filluar një fluturim i gjatë, jo i lehtë, por që synimi ynë dhe bindja ime është që ti veçojë shqiptarët sa më larg dhe ti ndërlidhë ata sa më shumë.
Më vjen jashtëzakonisht mirë që “Air Albania” është një vepër kuq e zi, një vepër kombëtare, një fryt i arrirë në këtë që për ne është vitit i Gjergj Kastriotit”, tha Rama.
“Pa iniciativën dhe mbështetjen bujare të presidentit Erdogan, s’do ishim këtu.
Ama pas marrjes së vendimit rruga s’ka qenë e lehtë”, shtoi .
Duke folur për shqetësimet për çmimet e kripura, Rama tha se si kompania “Air Albania”, ashtu edhe ndërtimi i aeroporteve të tjera, sjell uljen e çmimet të fluturimeve.
Diskutime rreth kësaj post