Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka e ka cilësuar 20 shkurtin si një ditë që do të mbahet mend. nga podium para kryeministrisë, Noka akuzoi kreun e qeverisë Edi Rama se” vjedh dhe blen vota, ndan pasuritë e vendit dhe është në krye të cdo afere.”
Noka: Sot me vërshimin tuaj madhështor Edi Rama është i vetmi person që është nervoz, është i shqetësuar sepse nuk ia doli dot të shkatërronte opozitën. Nuk ia doli të shkatërronte pengesën për pushtetin e tij të përjeshtëm, PD dhe opozitën shqiptare. Edhe pse na e burgoi liderin tonë, pa prova, pa fakte, ne jemi sot për t’i thënë Edi Ramës se opozita është këtu, është në këmbë, e papërkulur, e bashkuar dhe e gatshme për ta rrëzuar. McGonigal u dënua në SHBA për aferën me Edi Ramën. Edi Rama rezulton edhe korruptues edhe i korruptuar në atë dosje. Ndaj ne sot i themi nuk të pranojmë më për kryeministrë sepse ne nuk mund të kemi kryeministër hajdut.
Diskutime rreth kësaj post