Situata mes socialistëve të Vlorës duket se është e tensionuar. Në qytetin bregdetar ka shkuar edhe kryeministri Rama ku ka inspektuat punimet në 2 lagjet, Çole dhe Kume. Ajo që ra në sy është fakti se ai ka shmangur kreun e Bashkisë, Dritan Lelin, ndërsa u shoqëruar nga nënkryetari Afrim Qëndro dhe deputeti Damian Gjiknuri.
Gjatë vizitës Rama tha se: Spektakël është, dhe se si u hap gjithë kjo hapësirë. Dukej e pamundur që të kishte kaq hapësirë. Nga Sheshi i Flamurit deri tek Tuneli, ti ecën në këmbë pa ndërprerje ose me biçikletë. Super është, dhe prit që të hapet ajo tjetra aty. Ky fakt duket se nuk e ka lënë të heshtur kryetarin e bashkisë së Vlorës i cili ka reaguar me anë të një postimi në “Facebook”.
Postimi i Lelit:
“Ka nisur sot ndërhyrja e kërkuar prej banorëve në rrugën Drashovica, lagjen e vjetër Partizani.
Skarifikimi i shtresës së asfaltit, riparimi, riasfaltimi dhe vijëzimi janë hapat që do të ndiqen në ditët në vazhdim.
Do të punojmë çdo ditë, deri në fund të projektit për riasfaltimin dhe riparimin e rrugëve të qytetit.”
Kujtojmë se “krisjet” në marrëdhënien e Ramës dhe Lelit nisën para zgjedhjeve, e konfirmuar edhe nga kreu i qeverisë, i cili pohoi se i kishte bërë ftesën Lelit për të kandiduar si deputet dhe se ky i fundit nuk e kishte pranuar, e megjithatë, shtoi se “me apo pa të, objektivi do të arrihet” dhe ashtu ndodhi.”-tha Leli.
Diskutime rreth kësaj post