Kryeministri Edi Rama ka thumbuar kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi e cila nga Vora, një ditë më parë i kërkoi qytetarëve të strehuar në banesa pas dëmtimeve nga tërmeti të mos dalin nga shtëpitë. Rama tha nga Farka se qytetarët janë të zgjuar duke ironizuar se ata nuk do e marrin karremin e Monikës për të rënë në tiganin e saj.
Pjesë nga biseda
Rama: Shyqyr që nuk keni pasur konflikte sherre. E mbajmë llafin ne socialistët që thoni se gënjejmë. Ti e paske shtëpinë më të madhe apo je demokrati më i madh
Banori: Jo nuk jam demokrati më i madh jemi içik më shumë ne
Rama: Disa i kanë pasur dokumentet, disa jo se kështu i lanë këta të PD-së, çorap.
Veliaj: Kishin vajt disa politikanë në Vorë i thonin mos dilni nga shtëpia. I thoshte rri rreziko jetën dhe vidh lekët e shtetit
Rama: Kush ishte, këta?
Veliaj: Jo nuk ishte PD ishte një parti tjetër, Monika me këta
Rama: Aaa, ishte tigani. Si mund t’i thuash njerëzve mos dilni nga shtëpia. Në këtë pikë i dashur kemi të njëjtin hall me këta. O ju, ose ne na qepen me tigan në dorë dhe thonë duam peshk. Ky është helmi i përditshëm por njerëzit nuk janë budallenj. Nuk i hanë këto lloj karremash për të përfunduar në tiganin e Monikës. Po nejse mos ta prishim tani. Po mirë ishte sa po mos me na marrë sysh.
Veliaj: Do bëjmë një fotografi siç jeni kthehuni andej
Rama: Se lali pa fotografi nuk e mbyll (qesh).
Diskutime rreth kësaj post