Kryeministri Edi Rama është shprehur paraditen e kësaj të hëne, se Europën dhe Shqipërinë si pjesë e saj e pret një dimër i vështirë, për shkak të rritjes së çmimeve nga lufta në Ukrainë. Ai e quajti Vladimir Putin një diktator dhe luftën e tij një aventurë.
“Është një inflacion lufte, kostoja që po i paguajmë një aventure të një diktatori si Vladimir Putin. Nuk e kemi sjell ne, por i takon shumicës për tu përballur me të. Kemi bërë gjithçka kemi mundur, kemi finalizuar buxhetin e vitit të ardhshëm, i cili është dyfishi i atij të vitit 2013”, u shpreh Rama nga selia e PS.
Më tej, kryeministri tha se shpreson që Shqipëria të ketë sa më shumë reshje shiu këtë dimër, për të lehtësuar krizën e energjisë që tashmë ka kapur Europën. Sipas tij, vendi ynë varet nga burimet ujore, edhe pse nuk e mbulon dot të gjithë kërkesën.
Pjesë nga fjala e Edi Ramës:
“Kemi hyrë në një epokë të një kërcënimi të madh botërisht. Europa, ne si pjesë e saj, jemi të detyruar të përballemi me kërcënime që vjen nga një kërcënim që ka sjell si pasojë, përveç bombave dhe krimeve, edhe rritjen e çmimeve të energjisë, të produkteve bazë në të gjithë botën, në Europë, dhe sigurisht në Shqipëri.
Është një inflacion lufte, kostoja që po i paguajmë një aventure të një diktatori si Vladimir Putin. Nuk e kemi sjell ne, por i takon shumicës për tu përballur me të. Kemi bërë gjithçka kemi mundur, kemi finalizuar buxhetin e vitit të ardhshëm, i cili është dyfishi i atij të vitit 2013.
Ky dyfishim i buxhetit është i bazuar te domosdoshmëria për të mbështetur që të gjithë sa të jetë e mundur. Do vazhdojmë me këmbëngulje te plani energjisë për të mbrojtur familjen dhe biznesin e vogël. Uroj që të kemi dhe shiun e nevojshëm, se dihet ne varemi nga burimet ujore.
Jemi shumë besimplotë që do e kapërcejmë këtë dimër, sigurisht do jetë i vështirë, por masat që kemi marrë dhe mbështetjen për shtresa të caktuara, do ta lehtësojmë.” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post