Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se kryeministri Edi Rama është nën hetim të plotë nga FBI, për skandalin e McGonigal.
Komentet Berisha i bëri përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ku tha se Rama akuzohet për korruptimin e McGonigal përmes Agron Nezës.
Berisha shprehu bindjen se kryeministrin nuk e mbron dot më askush dhe i bëri thirrje Ramës që të japë dorëheqje.
“Edi Rama është në hetim të plotë nga FBI për korruptimin e McGonigal nga Rama-Neza.
Ate nuk e mbron dot më askush!
Të dashur miq, të gjithë ata që u thonë ju se Edi Rama nuk është në hetim, mashtrojnë në mënyrë të paskrupullt!
Dhe njëherë i bëj thirrje Edi Ramës, largohu! Jep dorëheqjen bashkë me kabinetin tënd të kalbur! #sb”, ka shkruar Berisha.
Diskutime rreth kësaj post