Marrëzia dhe dinakëria e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij nuk kanë fund, duke vijuar të përdorin politikisht çdo veprim që kanë në dorë kur lidhet me Shkodrën.
Një veprim të tillë ai po e bën edhe me planin e përgjithshëm vendor, që tashmë nuk ka asnjë dyshim për pushtetin vendor, se bllokimi po ndodh politikisht, pasi arsye të tjera nuk ka për sa kohë që KKT rreth 5 muaj më parë I ndezi driten jeshile.
Një fakt të tillë Voltana Ademi e shpreh edhe në letren që i drejtoi kryeministrit Edi Rama këtë të martë 6 shkurt 2018, pak orë pasi foli për mediat ku ngriti këtë shqetësim. (Shiko letrën më poshtë)
Shkresa zyrtare evidenton faktin se mungesa e një plani të përgjithshëm vendor po krijon pengesa serioze për zhvillimin e bashkisë Shkodër sipas planifikimet që ai plan ka.
Ky nuk është rasti i parë qe ngrihet ky shqetësim, pasi pasojat më të rënda po i vuan komuniteti i biznesit dhe qytetarët që janë përfituesit e parë të investimeve që mund të aplikohen në rajon.
Diskutime rreth kësaj post