Dita e sotme ka qenë e mbushur me zhvillime politike. Pas kandidimit të Ilir Metës si President i vendit, Edi Rama ka dhënë një tjetër lajm të rëndësishëm. Ai ka konfirmuar se në zgjedhjet e 18 qershorit, PS nuk do të jetë në koalicion me LSI.
Edi Rama deklaroi se në zgjedhjet parlamentare, PS dhe LSI do të vijojnë në garë të ndara, pavarësisht se deri në zgjedhje koalicioni do të vazhdojë. “Ne jemi partneritet strategjik dhe ky koalicion do vazhdojë. Do hyjmë në garë veç. Ne ishim garë, dhe do kemi dhe gjatë fushatës. LSI ka ambicie të ndryshme, nganjëherë dhe të kundërta. Bukur fort. Unë e kam thënë se nuk është punë numrash. Është çështje e reformimit rrënjësor”,- tha Rama në “Top Story”.
Ky zhvillim u jep fund dilemave për koalicionin. PS dhe LSI tashmë zyrtarisht janë rivalë në zgjedhje.
Diskutime rreth kësaj post