Hakerat e “Homeland Justice”, kanë publikuar në Telegram, një fotografi nga një takim i kryeministrit Edi Rama, me ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim, në Kryeministri.
Fotografia është modifikuar, duke i vendosur Ramën dhe Kim në “shënjestër”.
Është i paqartë mesazhi që duan të përcjellin hakerat me këto foto dhe a është ai një paralajmërim për nxjerrjen e materialeve të tjera sensitive, apo një kërcënim ndaj kryeministrit dhe ambasadores.
Deri tani hakerat kanë publikuar informacione mjaft të dëmshme për shtetin shqiptar, duke përfshirë edhe listën me agjentët e SHISH, të cilëve iu ekspozua identiteti, pozicioni i punës dhe në disa raste numri i telefonit.
Hakerat kanë publikuar gjithashtu, të dhënat personale të kreut të SHISH, Helidon Bendo, të dhënat personale dhe udhëtimet jashtë vendit të kryeministrit, emailet e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, listën e personave që janë kontigjent i policisë së Shtetit, të dhënat personale të qytetarëve, numrat e telefonit, targat dhe llojet e automjeteve që posedojnë, dokumente dhe eamile të administratës publike, etj.
Sulmi ndaj sistemeve dixhitale të institucioneve të ndryshme, ka patur përmasa katastrofale.
Qeveria ka mohuar që hakerat të kenë marrë informacione me rëndësi, por publikimet e tyre të vazhdueshme tregojnë se ata kanë marrë të dhëna mjaft të dëmshme për shtetin.
Kryeministri Rama e ka mohuar vazhdimisht që sulmi të ketë arritur qëllimin e hakerave dhe të ketë ekspozuar materiale sensitive.
Diskutime rreth kësaj post