Kryeministri Edi Rama, zhvilloi sot një takim me të rinjtë e të rejat Dibrës, ku në takim ishin të pranishëm Ministrja e Shtetit për rininë Bora Muzhaqi dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku.
Gjatë bisedës me te rinjtë nuk munguan batutat e Kryeministrit, i cili i tha të rinjve e të rejave që të flasin e mos të vihen në siklet nga prezenca e tij.
“Kur jeni me Borën nuk ju pushon goja, ndërsa kur jam unë këtu heshtni, ju takisrat do më shihni mua, unë kënaqësi t’ju shih juve. Nuk jam gogol”, u tha Rama adoleshentëve. Ndërkohë Bora Muzhaqi tha se nga viti i ardhshëm 200 shkolla në Shqipëri do të fillojnë programin për aktivitete edukuese dhe argëtuese pas mësimit.
“Duam që ta shpenzoni në mënyrë argëtuese kohën e lirë pas mësimit. Kemi një program jashtë orarit mësimor, do të hyjë në fuqi vitin tjetër. Kjo është mundësi për ti ofruar fëmijëve dhe të rinjve që kanë më pak mundësi ekonomike, është një kurs falas. Jam krenare që 200 shkolla në Shqipëri do ta fillojnë programin janarin e ardhshëm”, tha Bora Muzhaqi.
Diskutime rreth kësaj post