Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka paralajmëruar rrëzimin e qeverisë “Rama”.
Ai njoftoi se do të ketë një aksion të fortë opozitar kundër qeverisë.
Deputeti demokrat thotë se deri në shtator do të krijohet një realitet i ri politik.
“Reagimi politik jo vetëm për ligjin e teatrit por për gjithçka që po ndodh në këtë vend do të jetë shumë më i fortë dhe absolutisht deri në shtator në do të marrim vendime që do ta ndryshojnë realitetin politik në Shqipëri.
Çfarë po përpiqen të bëjnë me këtë ligj, t’i japin Arta Markut dhe ca të tjerëve si Arta Marku të drejtën që të zgjedhin prokurorëdhe gjyqtarë që i do Edi Rama.
Rëndësi ka që ne të kemi një procedure zgjedhore dhe një proces zgjedhor brenda PD të mirëqenë, jo sa për të thënë sepse në këtë periudhë duhet ta pranojmë që jo të gjithë janë të impenjuar në këtë fushatë në këtë proces zgjedhor kështu që është parë më e arsyeshme që procesi të vijojë në shtator”, tha Paloka. (TemA)
Diskutime rreth kësaj post