Nisur nga situata e krijuar ditën e sotme në seancën plenare mes deputetit të Partisë Demokratike dhe zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetaj, ka reaguar ashpër Edi Paloka.
Me anë të një postimi në rrjetin social Paloka shkruan dhe ironizon kolegun e tij të PD-së, Ferdinand Xhaferajn, për shkak se ky i fundit i është drejtuar Arben Ahmetajt me fjalët ‘i nderuar’.
Pasi ka dëgjuar këtë fjalë që u përdor në Kuvend Paloka ka shkruar në rrjetet sociale:
Deputeti i PD i drejtohet Ahmetajt ne interpelance me fjalet : “ I NDERUAR z. Ahmetaj…” ?!!!!!
Gjatë seancës së sotme në Kuvend po diskutohet në lidhje me ecurinë e rindërtimit në qytetin e Durrësit, ku Xhaferaj ka thërritur në interpelancë Ahmetajn.
Paloka dhe Xhaferaj janë të dy deputetë të qarkut të Durrësit, por të pozicionuar në kahe të kundërta sa i takon përplasjeve të brendshme në parti, mes liderit historik Sali Berisha dhe kryetarit aktual Lulzim Basha.
Diskutime rreth kësaj post