Nora Istrefi dhe Robert Berisha tashmë kanë konfirmuar se i kanë dhënë fund martesës së tyre. Gjatë ditës së sotme u raportua se edhe këngëtarja tjetër, Altuna Sejdi, e njohur si Tuna, i ka dhënë fund kurorëzimit me bashkëshortin, Patris Berishën.
E gjithë kjo pasi që bukuroshja ka shkuar vetë në pushimet verore si dhe pa bashkëshortin e djalin e tyre, Tianin.
Ajo shoqërohej nga një mikeshë dhe fakti që Patrisi nuk ndodhej me të, i bëri ndjekësit të mendojnë se ata po kalojnë probleme në martesën e tyre.
“2019-ta, shkon robi në pushim edhe vetë”, ka shkruar biondina në llogarinë personale në Instagram duke hedhur poshtë spekulimet e mediave. Ndryshe, Tuna së shpejti do të publikojë këngë të reja pas sjelljes të disa këngëve muaj më parë.
Diskutime rreth kësaj post