Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë. Sipas IGJEUM, për shkak të temperaturave të larta në vend ka rrezik të lartë për zjarr në Shkodër, Kukës, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër.
Temperaturat kanë një rënie të lehtë në krahasim me dje, ndërsa sot pritet të variojnë në bregdet: 22 / 33 °C; në vendet e ulëta: 24 / 37 °C; ndërsa në vendet malore: 18 / 33 °C, ndërsa era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare, për momente të shkurtra deri e fortë në zonat malore.
Diskutime rreth kësaj post