Pas deputetit socialist, Erion Braçe, ka qenë vetë kryeministri Edi Rama që i ka ‘tërhequr veshin’ Erion Veliajt.
Gjatë fjalës së tij ne Asamble, Rama u ndal te tarifat bashkiake të kryetarëve socialistë, teksa tha se për këto veprime duhet edhe një shpjegim.
“Problemi është se bashkitë tona na kanë prerë në mes, sepse ne kemi ulur taksat dhe ndërkohë në gjithë hapësirën ku është çliruar energji e re nga ulja e taksave, janë futur tarifat bashkiake. Bashkitë kanë arsyet e tyre, sepse kanë nevojë për financime, por edhe kjo duhet shpjeguar, edhe kjo duhet kuptuar” – tha Rama sot përpara Asamblesë së Partisë Socialiste.
Ndonëse jo me emër, kryeministri i është referuar Bashkisë së Tiranës, e cila është e vetmja ne Shqipëri që ka shënuar rritje taksash. Ky institucion, kohë më parë, e justifikoi këtë ndryshim si të mirëstudiuar dhe të arsyeshëm.
Por ndërsa Erion Braçe u ‘ankua’ dje publikisht për ndërtime klienteliste dhe zënie të hapësirave me kulla nga vendimet e Veliajt, kryeministri sot ka zgjedhur të kritikojë tarifat bashkiake të vendosura nga administrata e Bashkisë Tiranë për qytetarët.
Diskutime rreth kësaj post