Numri dy i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me një shkrim të ‘The Indipendent’, ku Shqipëria etiketohej si Kolumbia e Europës. Përmes një statusi në “Facebeook” Vasili thekson se është e pamohueshme merita e Edi Ramës, që sipas tij krijoi narko-shtetin. Vasili shkruan se këto të vërteta publike Rama nuk i blen dot.
“Edhe i inkriminuar edhe i dëshpëruar, edhe i kapur edhe hapur, edhe nevrik si gjel edhe i urte si pule ky është Kryeministri ynë.”, – shkruan Vasili.
REAGIMI I VASILIT
“MERITA” E PAMOHUESHME E EDI RAMES: KRIJOI NARKO-SHTETIN.
Te vertetat, qe Mister-Pazarxhiu Edi Rama nuk i blen dot i ben publike boterisht serish “The Indipendent”.
Gazeta e njohur Angleze “THE INDEPENDENT” 2 dite me pare publikoi artikullin:
“Si Shqipëria u be Kolumbia e Europes”.
Në shkrim citohet edhe një diplomat perëndimor ajo që thotë ai është shumë e fortë.
“Është Kolumbia e Europës.
Është prodhues dhe shpërndarës i drogës në Europë.
Është një NARKO-SHTET.
Ata do humbasin shumë para nëse heqin dorë nga trafiku për të hyrë në BE”.
Ai tha se kapet vetëm 5 përqind.”
Keto jane te vertetat qe nuk fshihen dhe qe nuk blihen dot nga Edi Rama.
Edi Rama ka: vetem nje ”merite”,
ka bere vetem nje “pune te sukseshme”,
ka përmbushur vetëm një “mision”:
Krijoi Narko-Qeverine, qe krijoi me pas NARKO- SHTETIN!
Edhe nje pyetje per ta mbyllur.
Kur do ti padise Edi Rama keto dhjetra Televizione e Gazeta ane e mbane globit, qe e kane demaskuar e poshteruar Edi Ramen?
Kur do te padise Bild, VOA, ZDF, ARD, RAI, France 24, EThe Indipendent, The Economist, Neësëeek, Asociated Press, ANSA etj etjj etj?
Jepi Edi Rama padite gjithe boten. He de jepi.
Edhe i inkriminuar edhe i deshperuar, edhe i kapur edhe hapur, edhe nevrik si gjel edhe i urte si pule ky eshte Kryeministri yne.
Diskutime rreth kësaj post