Marrëdhënia e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt ka qenë një nga më të përfolurat në mediat rozë. Lidhja e tyre, më pas ndarja, ribashkimi dhe pranimi i dashurisë publikisht dhe në fund shkëputja e marrëdhënies së dashurisë i ka vendosur ata gjithmonë në qendër të vëmendjes.
Së fundmi, Donald Veshaj ka folur pas ndarjes nga Bora Zemani.
Në emisionin “Binjakët”, ai u përgjigj pyetjeve të vëllait binjak Romeo Veshaj, në lidhje me dashurinë e fundit, që i bie të jetë Bora.
Aktori tha me bindje të plotë se të gjitha të dashurat i ka dashur njësoj, pa dhënë ndonjë rëndësi lidhjes me Borën.
Po ashtu, i vëllai e pyeti nëse mund të kishte shanse për ndonjë rikthim, pyetje të cilës ai iu përgjigj në mënyrë absolute jo, madje dhe nëse ajo i lutet.
Mësa duket, këto fjalë kanë kaluar në veshin e Bora Zemanit, e cila si rrallëherë ka vendosur të reagojë në rrjete sociale.
Teksa ka ndarë një foto në “Instagram”, ajo ka shkruar:
“Heshtja është më e mirë se të flasësh idiotësira”.
FOTO:
View this post on Instagram
Diskutime rreth kësaj post