Gazetari i njohur Roland Qafoku foli për situatën brenda Partisë Demokratike. Ai u shpreh kryesisht për tërheqjen e ankimimit të statutit të PD nga Alibeaj dhe lëvizjes së fundit të Ervin Salianjit i cili mblodhi vota për të shkarkuar Alibeaj dhe të merrte ai drejtimin e grupit parlamentar të PD.
Ndër të tjera tha se nisma e Ervin Salianjit, sipas tij e përçan më shumë Partinë demokratike.
“Në pamje të parë kur themi se Alibeaj është tërhequr, duket sikur ujërat po shkojnë mbarë, mirëpo arsyetimi juridik i avokatit të Alibeajt nuk është për këtë gjë. Arsyetimi juridik i tij është që kjo çështje të gjykohet në themel. Dhe në themel ka një pyetje të thjeshtë se kujt i takon Partia Demokratike. Avokati sqaroi për publikun se ai kërkon bashkë më Alibeajn gjykimin në themel. Pra Gjykata të japi përgjigje se kujt i përket Partia Demokratike. Pra partia politike i talon Alibeajt që është kryetar dhe z. Basha që është i regjistruar në Gjykatë apo i takon foltores, pra z Berisha? Këtë vendim e merr trupi gjykues i Gjykatës së Apelit. Unë nuk mendoj që deri në këtë moment ka një lëvizje pozitive në partinë demokratike. Nuk ka afrim të tyre. Sikur zgjedhjet të bëheshin sot qetësisht unë e kam thënë që zgjedhjet e 14 majit do ti ngjanin zgjedhjeve të 30 qershorit të vitit 2019. Pra PS- ja do fitonte shumicën e Bashkive, për mos të thënë të gjitha. Sepse edhe në Shkodër ujërat kanë lëvizur në mënyrë të tillë që rrezikohet fitorja e Bardh Spahisë, pra e PD. Unë mendoj që dhe lëvizja e fundit që Ervin Salianji mblodhi vota për të shkarkuar Alibeajn dhe të zgjidhet ai kryetar i grupit parlamentar, e përçan më shumë partinë Demokratike”, u shpreh Qafoku për Dritare.net.
Diskutime rreth kësaj post