Numrit të lartë të italianëve që kanë zgjedhur bregdetin jonian për të pushuar këtë verë, do t’i shtohet dhe vetë kryeministria e Italisë Giorgia Meloni.
Siç lajmëron gazeta “Corriere della Sera” e që konfirmohet edhe nga zyra e kryeministrit Rama, Meloni ka pranuar ftesën e tij për të pushuar disa ditë me familjen e saj në Vlorë.
Tv Klan mëson se ajo do të vendoset pasditen e sotme në vilën qeveritare në Vlorë së bashku me të shoqin dhe të bijën.
Meloni po pushon në Puglia dhe sipas “Corriere della Sera” do të mbërrijë në Vlorë me tragetin e linjës, por nuk dihet për sa ditë do të shijojë qëndrimin në bregdetin shqiptar.
Diskutime rreth kësaj post