Nga Mero Baze
Nëse Sali Berisha do të kishte një familje normale dhe të sinqert, sot ai do të ishte në varreza bashkë me gruan, ti vendoste një tufë me lule baxhanakut që ju vra në Gërdec. Miti se ai është një burrë familjar dhe respekton gruan dhe njerëzit e saj, ka qenë shumë I fort. Por tani ai nuk shkon dot tek motra e gruas. Biles kam idenë se ajo nuk do ta shikoj më në prag të derës.
Burri I saj, i punësuar nga djali I tij në Gërdec, u poshtërua I pari pas vdekjes, pasi baxhanaku i tij, Sali Berisha, atëhere kryeministër, I ngatërroi dhe emrin në deklaratën e parë që lexoi për ta larguar përgjegjësinë për vdekjen e tij.
Motra e saj Liria, filloi të sajonte histori, se si ishte punësuar në Gërdec, kurse Shkëlzeni, që e kishte punësuar, atë ditë ishte më I shqetësuar të bisedonte me Delijorgjin në telefon për fatin e tij, se sa me tezen që e la pa burrë.
Prej asaj dite, kjo familje flet ndryshe në publik dhe ndryshe në shtëpi për Gërdecin. Në publik ata e konsiderojnë një aksident teknologjik, që normal mund të ndodh në çdo kohë dhe në çdo vend, ndërsa në shtëpi flasin ndryshe. Liria diskuton pse motra nuk I flet më me gojë, Saliu kujtohet mos ka ndonjë foto me baxhanakun dhe ja përdorin, Shkëlzeni ankohet pse nuk I flet tezja, edhe pse ai, ja kishte dhënë pagën e mirë burrit, etj.
Pastaj vjen puna e drejtësisë. Në opinion publik ata flasin se ish Presidenti Moisiu dhe Topi donin të ndëshkonin Berishën, duke I dënuar djalin për Gërdecin. Flasin se si brenda PD, njerëz të paguar donin të njollosnin familjen.
Brenda shtëpisë flaisin prap ndryshe. Brenda shtëpisë Saliu I hakërrehet Shkëlzenit, pse I ka shkuar 42 herë Mediut në zyrë për këtë letër, pse ja ka kërkuar Aldos që miratimin e shkresës “për dhënie mendimi”, t’ia niste dhe me faks, pasi e nisi zyrtarisht në qeveri, I ankohet pse merrej me budallenj si Aldo Bumçi dhe pse I ka çu sms drejtorëve në Ministri Financave, me përmbajtje “kalojeni pak atë projektin se është I imi”. Këto janë halle të vërteta që e lidhin familjen me Gërdecin.
Pastaj I bëjnë gjyqin ku e gjete Delijorgjin, kush ta prezantoi, “më mire ti kishe bërë me atë që I kishte nisur”, se e kishim dhe nipin tonë, dhe histori të tjera.
Pastaj vjen puna tek politika brenda PD. Në publik Berisha pas marsit 2008, ndryshoi krusin e PD, dhe karriera e gjithsecilit rivlersohej në funksion të qëndrimit që kish mbajtur gjatë Gërdecit. Kur zbulohet se Aldo Bumçi është treguar luajal me Shkëlzenin, bëhet autokritikë që është hqur nga ministër si idjot dhe rithirret në qeveri. Enkelejd Alibej, që ishte lënë rrugëve futet me urgjencë në qeveir dhe bëhet deputet. Ilir Rusmali që s’ka pranuar ta firmos shkarkohet dhe largohet nga PD. Të tjerëve u jepet mesazhi “ose me ne ose kundër nesh”.
Brenda familjes ndryshon dhe toni I vlerësimit. Për Aldon nuk thuhet më budalla, por njeri I mirë. Për Alibej theksohet se është korekt , falet pes herë dita dhe beson tek Sali Berisha. Për Rusmalin theksohet se “dukej pak si gjarpër”.
Dhe prej asaj dite kjo histori ka vazhduar kështu. Sali Berisha e përjeton përfshirjen e të birit të tij në Gërdec, si një krim të komplotuar kundër tij, për të cilin e ka detyrim të fshijë çdo gjurmë gjaku. Ka paguar miljona në “cash”, që ta mbyll, ka shkatërruar drejtësinë dhe institucionet e shtetit që ti hesht, ka përmbysur partinë që ti ketë ushtarë, dhe prap ka makth.
Tani që zgjedhjet po afrojnë dhe që reforma në drejtësi duhet të filloj punën, ai nuk ka shpresë as tek fitorja e zgjedhjeve dhe as tek drejtësia.
Një nga arsyet që ata nuk e lë të qetë të kthehet në shtëpi dhe të rrij siç do politikan në pension është Gërdeci. Është historia kriminale e djalit të tij që e detyron të lërë shtëpinë në këtë moshë dhe të ngujohet në çadër në bulevard. Po të mos ishte Gërdeci dhe kursi që mori qeverisja e tij, pas Gërdecit, duke dergaduar dhe më tej më 21 janar, ai sot do ishte një pensionist I lire, me plot merita për Shqipërinë që do shetiste I lirë me mbesat e nipat. Zoti e ka dënuar të rrj në çadër, pasi pushteti I tij, ja ka vrarë për jetë qetësinë.
Kjo çadër që është sot në bulevard, nuk është ngritur më 18 Shkurt të 2017, por më 15 Mars të 2008. Kur shteti u përdor për të mbuluar një krim në familjen e kryeministrit. Dhe duhet të vdes ose shteti, ose kryemisntri, që ajo çadër të ik.
Diskutime rreth kësaj post