Finalja e madhe po afron dhe vetëm pak orë kanë mbetur nga fundi, ku banorët po shijojnë mëngjesin e fundit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Efi vendosi t’i zbulojë një informacion nga jashtë Luizit, nga i cili këngëtari mbeti i impresionuar.
Efi: “Do të të them diçka”.
Luizi: “Po leje mos e thuaj tani, se dhe pak ka mbetur”.
Efi: “Një kohë frutat dhe perimet në treg shiteshin me emrin tënd”.
Efi: “Frutave, portokalleve për shembull i kishin vënë emrin Luiz”.
Luizi: “A mos u tall? Seriozisht e ke? Shqiptarët janë të paparë”.
Diskutime rreth kësaj post