Kryebashkiaku Erion Veliaj ka shpërndarë këtë të dielë një videomesazh të homologut të tij në qytetin e Ferizajt, në të cilën ky i fundit u bënë thirrje mbarë shqiptarëve për t’iu bashkuar paradës dhe festës në Tiranë.
“Faleminderit Ferizaj! Tirana i mirëpret të gjithë të festojmë së bashku 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë në Paradën kuq e zi më 28 Nëntor, ku do jemi 1 zemër kuq e zi”, shkruan Veliaj.
Ndërkaq, kryetari i Komunës, Agim Aliu siguron se Ferizaj pa dyshim do të jetë pjesë e kësaj feste me vlerat e saj kulturore, rinore dhe sportive.
“Tirana, më 28 nëntor të këtij viti do të mbledhë shumë nga komunat nga e gjithë gjeografia kombëtare.
28 nëntori në rrugët e Tiranës, nën flamujt kuq e zi të festës, me paradën e organizuar nga miku im Erion Veliaj. Tok së bashku do të festojmë, me ansamblet, grupet artistike sportive e rinore në kryeqytetin e gjithë shqiptarëve, Tiranën e shumëdashur nga të gjithë. Ferizaj pa dyshim do të jetë pjesë e kësaj feste me vlerat e saj kulturore, rinore dhe sportive”- thekson Aliu.
Diskutime rreth kësaj post