Kryeministri britanik, David Cameron është nën presionin e shpjegimeve për pasurinë e familjes së tij, pasi babai i tij, Ian, është përmendur në skandalin e evazionit fiskal të “Panama Papers”.
Sipas gazetës britanike “The Guardian”, Ian Cameron drejtonte një fond investimesh në seli në Bahamas, ”Blairmore Holding”, duke përfshirë përfitime kolosale që kanë anashkaluar sistemin tatimor britanik për një periudhë 30-vjeçare, në sajë të një manipulimi të komplikuar nëpërmjet zyrës së avokatisë në Panama “Mossack Fonseca”.
I pyetur nëse pasuria e tanishme e familjes ishte ende e vendosur në kompanitë “offshore”, David Cameron nëpërmjet zëdhënësit të tij pohoi se kjo ishte një çështje private.
Ai kishte dhënë të njëjtën përgjigje në vitin 2012, gjatë zbulimit të informacioneve të para mbi lëvizjet “offshore” të babait të tij Ian, i cili ka vdekur në vitin 2010.

Kreu i opozitës laboriste, Jeremy Corbyn është kundërpërgjigjur duke kërkuar një hetim të pavarur.
“Kjo është një çështje private për aq sa është në pronësi private, por kjo nuk është më një çështje private nëqoftëse nuk është paguar asnjë taksë e vetme. Për këtë arsye duhet një hetim i pavarur”, nënvizoi Corbyn./

Diskutime rreth kësaj post