Apple po planifikon hyrjen në industrinë e veturave elektrike, autonome dhe inteligjente. Lajmi ka bërë që aksionet e gjigantit teknologjik të rriten jashtë mase ditën e martë.
Kështu, po bëhet gati një luftë mes Apple dhe Tesla, që aktualisht është dominues në sektorin e veturave elektrike. Por, nuk mbetet pas edhe Amazon, që më 14 dhjetor prezantoi veturën e saj Zoox.
Reuters bën me dije se një kompani në Tajvan ka bashkëpunuar me Apple për prodhimin e Apple Car ose iCar, siç mendohet të ketë emrin vetura e re. Kompania mund të prezantojë veturën e saj, 100% elektrike, brenda disa muajsh.
Ndërkohë, prodhimi mendohet se do të nisë në vitin 2024.
Diskutime rreth kësaj post