Fotoja me gazetarin Tim Judah solli një furtunë reagimesh nga opozita për ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Pavarësisht kësaj gazetari i “The Economist” ka botuar artikullin e tij për fenomenin kryesor në Shqipëri: kanabisin.
Ai ka marrë pjesë në një aksion të policisë në Tragjas, për korrjen e kanabisit. Ndërsa shkruan edhe për vizitën e ministrit Tahiri në plantacionet e drogës, Tim Judah thekson se gjithnjë e më shumë Shqipëria është bërë një prodhues i madh i kanabisit, i cili shpërndahet me një rrjet kompleks të grupeve të organizuara të krimit shqiptar.
“Një nga destinacionet më të mëdha është Italia, ku droga është kontrabanduar me skafeve, kamionë dhe avionë privatë”, shkruan gazetari i “The Economist”. Madje ai citon edhe një titull të gazetave italiane që: “Lumenjtë e drogës” rrjedhin nga Shqipëria në brigjet e saj.
Deri në fund të muajit gusht, duke cituar ministrin e Brendshëm, gazetari britanik shkruan se policia shqiptare ka asgjësuar një milionë rrënjë kanabis.
Nga ana tjetër Tim Judah nuk lë pa përmendur edhe akuzat e kreut të opozitës, Lulzim Basha se vetë qeveria është e lidhur me mbjelljen e kanabisit.
“Faktet janë të vështira për tu gjetur. Plantacionet janë përhapur përtej Lazaratit. Por zyrtarët italianë refuzojnë të flasin nëse shqiptarët janë serioze në trajtimin e tyre”, shkruan Tim Judah, i cili ndër të tjera thekson se: Një burim diplomatik thotë se problemi kanabis është “duke u përkeqësuar”.
Diskutime rreth kësaj post