Mes 35 viktimave të Xhenovas të konfirmuara deri tani është edhe një shqiptar.
Vikitma është Marjus Djerri nga Shijaku dhe lajmi është konfirmuar nga familjarët e të ndjerit me anë të një komunikimi me redaksinë “BalkanWeb”. Sipas të afërmve, i riu ka qenë duke shkuar për në punë kur është shembur ura Morandi, duke rënë në 100 metra lartësi dhe në makinë ishte bashkë me një shqiptar tjetër, i cili rezulton i humbur
Vdekja e tij është konfirmuar për familjarët në Itali pas mesnatës së kaluar. Më pas familja ka njoftuar të afërmit në Shqipëri. Mësohet se Marjus Djerri kishte lindur në Itali, ku ndodhej me familjen prej vitesh.
Ndërkohë nga Ministria e Jashtme nuk ka ende njoftim zyrtar për shqiptarë që kanë humbur jetën në Itali.
Dyshohet se mes njerëzve që ndodheshin në urë ka edhe shqiptarë të tjerë të zhdukur por ende nuk është e konfirmuar. Por, vetë Marjus Djerri po udhëtonte në makinë me një tjetër shqiptar siç e thamë më lart.
Deri tani janë 35 viktima nga katastrofa në Xhenova, 3 prej të cilëve fëmijë. 5 prej viktimave nuk janë identifikuar ende.
Diskutime rreth kësaj post