Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë është i bindur se opozita do të fitojë në tre bashkitë më të mëdha, Tiranën me kandidat Belind Këlliçin, Elbasani me Luçiano Boçin dhe Durrësi me Igli Carën.
Sipas kreut të PL-së, këta janë kandidatë të padiskutueshëm, të rinj në këtë drejtim dhe mbi të gjitha superiorë.
Pyetje: Tiranë, Elbasan, Durrës cilën prej këtyre bashkive mund të fitojë opozita?
Meta: Të treja. Dëshira nuk ka fund, por absolutisht të treja dhe të tre janë kandidatët të padiskutueshëm dhe superiorë që kandidojnë për hërë të parë në këtë pozitë.
“Të gjithë e dinë që situata në Shqipërie është katastreofike për 80% të qytetarëve. Polarizimi është rritur në mënyrë të tejskajshme Skandalet janë duke u mbivendosur me një shpejtësi të frikshme. Këtë e ndryshon vetëm një llogaridhënie”, tha më tej Ilir Meta, duke theksuar se 15 maji do të jetë një ditë më e mirë se 14 maji.
Diskutime rreth kësaj post