Gerassimos Papadopulos, Drejtori i Kërkimeve Sizmologjike në Institutin Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës tha në një intervistë për Euronews Albania se kërkuesit ndërkombëtarë të sizmologjisë në Evropë, SHBA e Japoni në 25 vitet e fundit kanë konstatuar se tërmete të fuqishme si ai fundit në Turqi mund të kenë potencialin të shkaktojnë tërmete potenciale në rajone të tjera.
Papadopulos u shpreh se epiqendra e tërmetit të fundit, ku përfshihen pjesë të Turqisë, Sirisë dhe Qipros janë vende me potencë të lartë sizmike.
Ai tha se Greqia dhe Shqipëria mund të preken gjithashtu, por distanca e këtyre vendeve është shumë më e madhe se ajo e Qipros, ndaj probabiliteti për tërmet në Shqipëri dhe Greqi është shumë e ulët.
“Nuk mund të themi se ku mund të ndodhë gjeodinamika, ndaj s’mund të marrim kundërmasa operative. Për këto raste është mirë të diskutohen masat më para. Ekspertë duhet të ndihmojnë qeveritë që të ndërmarrin masa shtesë”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post