Kuvendi Kombëtar i PD i mbledhur me votat e mbi 1/4 së delegatëve që do të mbahet të shtunën e ardhshme në 11 dhjetor do të mbëhet në Stadiumin Arenka Kombëtare.
Deklarata e Berishës:
“Do mblidhemi në datën 11, a e dini ju që nuk ka problem më të madh për mua dhe për ju se ku do mblidhemi, 7600 vetë. I vetmi vend ku ne mund të mblidhemi për t’u treguar serioz është “Air Albania”, por motin nuk e dimë. Partia kryesore në Gjermani e ka Kuvendin me 930 delegatë. Peng-Basha na e bëri Kuvendin me 7600 delegatë, që të mos merret vesh kush voton e kush jo. Ai vendosi në krye të PD-së me metoda anti-demokratike një Kryesi të emëruar prej tij. Këtë po vuajmë ne sot. Kryesia e PD-së në shkelje flagrante të parimeve, 60% ëhstë e emëruar nga kryetari, ajo ëhstë e paligjshme”, tha Berisha në Foltoren e Devollit.
Diskutime rreth kësaj post