Eduart Seitaj do të jetë drejtori i kabinetit gjatë presidencës së Bajram Begajt. Këtë e ka bërë të ditur paraardhësi i tij, Edmond Panariti, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”.
“Pas një viti e gjysmë Drejtor i Kabinetit të Presidentit Meta, kalohet detyra te pasardhësi. Faleminderit President Meta”, shkruan Panariti krah fotos.
Seitaj ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, kur ajo drejtohej nga Edmond Haxhinasto.
Diskutime rreth kësaj post