Vëllai i Klemend Balilit, personit të shpallur në arrati prej rreth 2 vitesh nën akuzën për trafik ndërkombëtar droge ishte i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News24.
Bashkim Balili tha se vëllai i tij nuk ndodhet në Shqipëri dhe sipas tij ai nuk dorëzohet pasi nuk ka besim tek drejtësia shqiptare. Bashkim Balili tha se politika po i bën gjyqin Klemendit dhe drejtësia është në trysninë e politikës.
“Nuk e di ku ndodhet vëllai im, por kam folur me atë ne telefon para 3-4 muajsh. Kemi diskutuar dhe pyetja ime ishte pse nuk vjen? Ai nuk ndodhet në Shqipëri. Unë i kam bërë thirrje të dorëzohet. Ai ka një të kaluar të hidhur sa i përket këtyre skenarëve dhe e ka bërë pesimist për t’u dorëzuar. Edhe në vitin 2006 ai është akuzuar për pjesëmarrje në grup kriminal dhe ka shkuar tek Krimet e Renda dhe ka bërë 6 muaj burg.
Nga të gjitha akuzat Klemend Balili ka qenë i pafajshëm dhe vetë gjykata e nxori të pafajshëm. Atëherë ishte në moshë të re dhe e përballonte. Mbas 6 muajsh ai mori pafajësinë dhe ai edhe sot nuk ka besim tek drejtësia. Drejtësia është në trysninë e politikës. Politika po i bën gjyq Klemendit”- tha Bashkim Balili.
Diskutime rreth kësaj post