Gazetari Bledian Koka i ftuar në një emisionin komentoi aferën korruptive të Portit të Durrësit. Bledian Koka tha se një person i lidhur me një prej kompanive të kunatit të Lulzim Bashës, figuron si pjesë e kompanive që do merren me shitjen e apartamenteve.
Sipas gazetari Bledian Koka 60 për qind e aksionerëve në Portin e Durrësit nuk dihen ndërsa shtoi se Basha kur ishte në krye të PD, vetëm heshti.
“Ka prej disa kohësh që përflitet, është një njeri që s’dua t’ia përmend tani, i lidhur me një prej kompanive të kunatit të Lulzim Bashës, figuron si pjesë e një prej kompanive që do merret me shitjen e apartamenteve, një zyrë që thonë që është ngritur që tashmë dhe ka nisur procesin e shitjes së apartamenteve në Durrës dhe kjo nuk ka ardhur si akuzë politike por e bazuar në dokumente që kërkojnë interpretim.
Flasim për një projekt i cili ka 60 për qind të aksionerëve nuk dihet kush janë, është e vështirë që të bësh përjashtime të njerëzve që me një gërvishtje të vogël figurojnë që janë pjesë e këtij projekti të madh. Nuk dua t’i futem qëndrimit që ka mbajtur Lulzim Basha kur ishte në krye të PD, heshtje totale kur ne e shohim si megaafera më e madhe e shekullit që ka ndodhur në Shqipëri. Asgjësimi i një prone publike, asgjësimi i një porti”, tha Koka.
Diskutime rreth kësaj post